Prishtine, ofroj vend pune Specialist Marketingu dhe Shitjesh

Kerkojme te rekrutojme Specialist Marketingu dhe Shitjesh Vendndodhja Kosove ( Prishtine)Detyrat dhe Përgjegjësitë Të menaxhojë me programe të caktuara të shitjes që ofrohen nga kompania. Të njohë dhe të komunikojë me segmentin përkatës të tregut . Të zhvillojë dhe të menaxhojë relacionet me partneret. Të planifikojë dhe të impelementojë planin e shitjes dhe të marketingut. Të ketë njohuri të thella për produktet dhe shërbimet që ofrohen. Kujdeset dhe ofron ndihmë ndaj drejtuesit të drejtpërdrejtë në lidhje me hartimin dhe përpilimin e planeve, projekteve, programeve, dhe materialeve të tjera marketing.Kandidati i përshtatshëm duhet të jetë i profilit si në vijim: E domosdoshme njohje shumë e mirë e IT hardware dhe software. Eshte e domosdoshme të jetë me banim në Prishtinë ose rrethinat e saj. Diplomë e arsimit të lartë në fushën e ekonomisë dhe biznesit. Njohje e ekonomisë së tregut dhe e marketingut. Aftësi të theksuara të komunikimit, prezantimit dhe negocimit Kualifikime dhe trajnime në fushën e marketingut dhe menaxhimit. Njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike dhe gjuhes Angleze.
Nëse jeni të interesuar, jeni të lutur të dërgoni një cv tek [email protected] me subjektin: “Aplikim për pozicionin e Specialistit të marketingut dhe shitjeve” duke specifikuar ku e keni lexuar njoftimin.
Vetëm kandidatët me njohuri shumë të mira hardware dhe software (preferohen meshkuj) do të merren në konsideratë dhe do të kontaktohen brenda dt. 30 Qershor 2012.

This entry was posted in Uncategorized and tagged , , , , , , , . Bookmark the permalink.